Thursday, January 8, 2015

Rruga në të cilën rrall shkohet- The road less traveled. ( M.Scoot Pack)


"When we did not learn anything from anyone and when no one learned anything from us, then we have missed the opportunity in life."



“ Kur nuk kemi mësuar asgjë nga askush dhe kur askush nuk ka mësuar azgjë prej nesh, atëherë kemi humbur rastin në jetë”.


Libri i psikoanalishtit bashkëkohorë Skot Pek Rruga në të cilën rrallë shkohet  është  nga më të lexuarit në botë. Njerëzit kanë gjetur në të një analyze të analzë të vërtetë dhe të sinqertë për ngritjen shpirtërore të vetvetes. Ky libër mund të ndihmojë e ta lehtësojë secilin prej nesh  për të bërë një zgjidhje sa më të drejtë, veçanërisht, kur gjendemi në udhëkryq…

"Ajo që e bën të vështirë jetën është, se procesi i ballafaqimit me problemet dhe mënyra e zgjidhjes së tyre është e dhimshme. Problemet, pavarësisht se nga cilat burime vijnë provokojnë dhimbje, mjerim, fajësi, tronditje, vuajtje apo keqardhje. Këto janë ndjenja të pavullnetshme, shpeshherë të papëlqyera dhe ndonjëherë ua kalojnë edhe dhimbjeve fizike".

"Prirja për t’iu shmangur problemeve dhe vuajtja emocionale që ato shkaktojnë, është baza kryesore e sëmundjeve psikike".

"Ne do të mundohemi të gjurmojmë të pagjurmueshmen dhe të sqarojmë të pasqarueshmen. Dashuria është aq e lartë dhe aq e thellë, saqë nuk është e lehtë të kuptohet, të matet apo të përkufizohet.

"Dashuria e vërtetë është përvojë e përhershme e ngritjes së personalitetit të njeriut".

"Nëpërmjet terapisë, të gjitha çiftet e kuptojnë se pranimi i individualitetit dhe i vetëqenies është e vetmja bazë për bashkjetesë të mirëfilltë, në të cilën mund të jetojë dashuria e vërtetë".

“Duke zgjeruar kufijët tanë përmes dashurisë, ne i përkushtohemi personit që duam me dëshirën që ta ndihmojmë për ngritje shpirtërore”.

“Dashuria është rezultat i zghedhjes së lirë. Dy veta duhen atëherë kur janë të aftë të jetojnë pa njëri-tjetrin por kanë bërë zgjidhjen që të jetojnë bashkë”.

“ Nëse qëllimi juaj është që vetëm t’ju duan këtë asnjëherë nuk do ta arrini. E vetmja mënyrë e sigurt për të patur dashurinë e dikujt është që ta merritoni atë.”

“ Mënura e të dëgjuarit tim është një nga shprehjet e dashurisë tme".

“ Nuk ekziston respekt më i madh për për fëmijën, se sa kur ju shkaktoni tek ai ndjenjën e vlerësimit të vetvetes…

Tërë jeta jonë paraqet rreziqe dhe kur jetojmë me shumë dashuri, i nënshtrohemi numrit më të madh të këtyre rreziqeve. Nga një mijë madje dhe nga një miljon rreziqe, të cilave iu nënshtrohemi gjatë gjithë jetës, rreziku më i madh është ai i procesit të rritjes”.

“Procesi i rritjes në shumicën e rasteve zhvillohet gradualisht, me kërcime shumë të vogla drejt të pa njohurës”.

“ Ai njeri, i cili me të vërtetë e sheh dhe e ndjen veten si është në të vërtetë, patjetër duhet të jetë i përkryer.”

“Asnjë martesë nu mund të llogaritet me të vërtetë e suksesshme , nëse burri dhe gruaja  nuk janë kritikues qëllim-mirë të njëri-tjetrit”.

“Mungesa e dashurisë paraqet shkaktarin kryesorë të sëmundjeve mendore, ndërsa prania e dashurisë është thelbësore për efektet e shërimeve psikoterapeutike”.

“Objekti i dashurisë së vërtet duhet të jetë njeriu, sepse vetëm njerëzit kanë aftësinë e ngritjes shpirtërore”.


“Ajo që ka rëndësi themelore në praktikën psikoterapeutike , është besimi që kanë pacientët ndaj terapistit pai rruga e ngritjes shpirtërore dhe përballja me dhimbjen është shumë shumë e vështirë”.

No comments:

Post a Comment