"When we did not learn anything from anyone and when no one learned anything from us, then we have missed the opportunity in life."
“ Kur nuk
kemi mësuar asgjë nga askush dhe kur askush nuk ka mësuar azgjë prej nesh,
atëherë kemi humbur rastin në jetë”.
Libri i psikoanalishtit
bashkëkohorë Skot Pek Rruga në të cilën rrallë shkohet është nga më të lexuarit në botë. Njerëzit kanë
gjetur në të një analyze të analzë të vërtetë dhe të sinqertë për ngritjen
shpirtërore të vetvetes. Ky libër mund të ndihmojë e ta lehtësojë secilin
prej nesh për të bërë një zgjidhje sa më
të drejtë, veçanërisht, kur gjendemi në udhëkryq…
"Ajo që e bën
të vështirë jetën është, se procesi i ballafaqimit me problemet dhe mënyra e
zgjidhjes së tyre është e dhimshme. Problemet, pavarësisht se nga cilat burime
vijnë provokojnë dhimbje, mjerim, fajësi, tronditje, vuajtje apo keqardhje. Këto
janë ndjenja të pavullnetshme, shpeshherë të papëlqyera dhe ndonjëherë ua
kalojnë edhe dhimbjeve fizike".
"Prirja për
t’iu shmangur problemeve dhe vuajtja emocionale që ato shkaktojnë, është baza
kryesore e sëmundjeve psikike".
"Ne do të
mundohemi të gjurmojmë të pagjurmueshmen dhe të sqarojmë të pasqarueshmen.
Dashuria është aq e lartë dhe aq e thellë, saqë nuk është e lehtë të kuptohet,
të matet apo të përkufizohet.
"Dashuria e
vërtetë është përvojë e përhershme e ngritjes së personalitetit të njeriut".
"Nëpërmjet
terapisë, të gjitha çiftet e kuptojnë se pranimi i individualitetit dhe i vetëqenies
është e vetmja bazë për bashkjetesë të mirëfilltë, në të cilën mund të jetojë
dashuria e vërtetë".
“Duke zgjeruar
kufijët tanë përmes dashurisë, ne i përkushtohemi personit që duam me dëshirën
që ta ndihmojmë për ngritje shpirtërore”.
“Dashuria është
rezultat i zghedhjes së lirë. Dy veta duhen atëherë kur janë të aftë të jetojnë
pa njëri-tjetrin por kanë bërë zgjidhjen që të jetojnë bashkë”.
“ Nëse qëllimi
juaj është që vetëm t’ju duan këtë asnjëherë nuk do ta arrini. E vetmja mënyrë
e sigurt për të patur dashurinë e dikujt është që ta merritoni atë.”
“ Mënura e
të dëgjuarit tim është një nga shprehjet e dashurisë tme".
“ Nuk
ekziston respekt më i madh për për fëmijën, se sa kur ju shkaktoni tek ai
ndjenjën e vlerësimit të vetvetes…
Tërë jeta
jonë paraqet rreziqe dhe kur jetojmë me shumë dashuri, i nënshtrohemi numrit më
të madh të këtyre rreziqeve. Nga një mijë madje dhe nga një miljon rreziqe, të
cilave iu nënshtrohemi gjatë gjithë jetës, rreziku më i madh është ai i procesit
të rritjes”.
“Procesi i rritjes
në shumicën e rasteve zhvillohet gradualisht, me kërcime shumë të vogla drejt të
pa njohurës”.
“ Ai njeri,
i cili me të vërtetë e sheh dhe e ndjen veten si është në të vërtetë, patjetër
duhet të jetë i përkryer.”
“Asnjë
martesë nu mund të llogaritet me të vërtetë e suksesshme , nëse burri dhe
gruaja nuk janë kritikues qëllim-mirë të
njëri-tjetrit”.
“Mungesa e
dashurisë paraqet shkaktarin kryesorë të sëmundjeve mendore, ndërsa prania e
dashurisë është thelbësore për efektet e shërimeve psikoterapeutike”.
“Objekti i
dashurisë së vërtet duhet të jetë njeriu, sepse vetëm njerëzit kanë aftësinë e
ngritjes shpirtërore”.
“Ajo që ka
rëndësi themelore në praktikën psikoterapeutike , është besimi që kanë pacientët
ndaj terapistit pai rruga e ngritjes shpirtërore dhe përballja me dhimbjen është
shumë shumë e vështirë”.