Mos haroni asnjëherë parimin kryesor, që cilësija e jetës
suaj varet nga cilësia e komunikimit që keni. Domethënë mënyra se si komunikoni
me të tjerët dhe çfarë është më e rëndësishmja, mënyra se si komunikoni me
veten tuaj. Do të merrni atë për të cilën përqërqendroheni. Nëse kërkoni gjëra
pozitive ato do të merrni. Ky është një ligj themelor i natyrës.
Menaxhimi i kohës është menaxhimi i jetës, prandaj ruajeni
kohën tuaj me kujdes të madh.
Mos u ankoni asnjëherë. Njihuni si një person pozitiv, i fortë
energjik dhe entuziast. Një person që ankohet, që është cinik dhe që gjithmonë
shikon anën negative të çdo gjëje, do ti largojë njerëzit dhe rrallë ka për të
qënë i suksesshëm.
Një teknikë e shkëlqyer përfyryrimi: nëse jeni duke u shqetësuar
për diça, shkruani fjalët e shqetësimit në një letër. Pastaj ndizeni një fije
shkrepëseje dhe digjeni letrën dhe shikojeni shqetësimin tuaj të shpërbëhet nga
flaka. Bruce Lee, mjeshtri i madhë i arteve marciale, e përdorte rregullisht këtë
teknikë si një mekanizëm për kontrollin e memdjes.
Kultivoni zakonin e shkëlqyer për të lexuar diçka positive dhe
frymëzuese përpara se të flini dhe sapo zgjoheni në mëngjes. Shpejt kini për të
vënë re ndryshimet, pasi këto mendime do t ju mbështesin gjatë gjithë ditës.
Mbani mend këtë proverb të lashtë Indian: Nëse zotroni mendjen tuaj
zotroni gjithë botën.
Konsiderojeni veten si një portokall. Vetëm ajo që është Brenda
me të vërtetë mund të dalë jashtë. Nëse e mbushni mendjen me mendime të qeta
pzitive, të forta, kurjoze dhe të dhembshura, kur dikush t ju shtrydhë, ky është
I vetmi lëng që mund të rrjedhë.
Mbajeni hapur dritaren e mendjes.
Lexoni më shumë, mësoni më shumë, qeshni më shumë dhe doni
më shumë.
Ngadalsoni rritmin e jetës. Në këtë epokë komplekse, po i jetojmë
jetët tona me një ritëm të tërbuar. Përqëndrohuni në atë që është vërtetë e rëndësishme
dhe filloni të ndërmerrni veprimtari që
do t jua ngadalsojnë tempin dhe do t ju kthejnë në qetësinë e natyrshme. Sapo të
mësoheni me një ritëm jete më të shëndetshëm, me periudha kohore të rregullta kushtuar kënaqësive të vogla të jetës,
çdo veprimtari tjetër do të bëhet më e dobishme dhe e këndshme.
Mendja është si një kopësht, çfarë të mbidhni do të korrni.
Kur e kultivoni dhe e ushqeni, do të lulëzojë përtej pritjeve tuaja më të
guximshme. Por nëse I lini barërat e e këqija të harlisen, nuk keni për të
arritur kurrë potencialin tuaj. Prandaj shmangni gjithçka negative. Njerëzit e
suksesshëm janë shumë të kujdesshëm për mendimet që lejojnë në kopshtin e
mendjes së tyre.
Nëse sotë nuk keni qeshur nuk keni jetuar. Qeshni fortë dhe
me zë të lartë. Siç ka thënë dhe william James. “Ne nuk qeshim sepse jemi të
lumtur, ne jemi të lumtur sepse qeshim”.