Saturday, December 27, 2014

200 Sekretet e suksesit





Mos haroni asnjëherë parimin kryesor, që cilësija e jetës suaj varet nga cilësia e komunikimit që keni. Domethënë mënyra se si komunikoni me të tjerët dhe çfarë është më e rëndësishmja, mënyra se si komunikoni me veten tuaj. Do të merrni atë për të cilën përqërqendroheni. Nëse kërkoni gjëra pozitive ato do të merrni. Ky është një ligj themelor i natyrës.

Menaxhimi i kohës është menaxhimi i jetës, prandaj ruajeni kohën tuaj me kujdes të madh. 

Mos u ankoni asnjëherë. Njihuni si një person pozitiv, i fortë energjik dhe entuziast. Një person që ankohet, që është cinik dhe që gjithmonë shikon anën negative të çdo gjëje, do ti largojë njerëzit dhe rrallë ka për të qënë i suksesshëm.

Një teknikë e shkëlqyer përfyryrimi: nëse jeni duke u shqetësuar për diça, shkruani fjalët e shqetësimit në një letër. Pastaj ndizeni një fije shkrepëseje dhe digjeni letrën dhe shikojeni shqetësimin tuaj të shpërbëhet nga flaka. Bruce Lee, mjeshtri i madhë i arteve marciale, e përdorte rregullisht këtë teknikë si një mekanizëm për kontrollin e memdjes.

Kultivoni zakonin e shkëlqyer për të lexuar diçka positive dhe frymëzuese përpara se të flini dhe sapo zgjoheni në mëngjes. Shpejt kini për të vënë re ndryshimet, pasi këto mendime do t ju mbështesin gjatë gjithë ditës.

Mbani mend këtë proverb  të lashtë Indian: Nëse zotroni mendjen tuaj zotroni gjithë botën.

Konsiderojeni veten si një portokall. Vetëm ajo që është Brenda me të vërtetë mund të dalë jashtë. Nëse e mbushni mendjen me mendime të qeta pzitive, të forta, kurjoze dhe të dhembshura, kur dikush t ju shtrydhë, ky është I vetmi lëng që mund të rrjedhë.

Mbajeni hapur dritaren e mendjes.

Lexoni më shumë, mësoni më shumë, qeshni më shumë dhe doni më shumë.

Ngadalsoni rritmin e jetës. Në këtë epokë komplekse, po i jetojmë jetët tona me një ritëm të tërbuar. Përqëndrohuni në atë që është vërtetë e rëndësishme dhe filloni të ndërmerrni  veprimtari që do t jua ngadalsojnë tempin dhe do t ju kthejnë në qetësinë e natyrshme. Sapo të mësoheni me një ritëm jete më të shëndetshëm, me periudha kohore  të  rregullta kushtuar kënaqësive të vogla të jetës, çdo veprimtari tjetër do të bëhet më e dobishme dhe e këndshme.
Mendja është si një kopësht, çfarë të mbidhni do të korrni. Kur e kultivoni dhe e ushqeni, do të lulëzojë përtej pritjeve tuaja më të guximshme. Por nëse I lini barërat e e këqija të harlisen, nuk keni për të arritur kurrë potencialin tuaj. Prandaj shmangni gjithçka negative. Njerëzit e suksesshëm janë shumë të kujdesshëm për mendimet që lejojnë në kopshtin e mendjes së tyre.

Nëse sotë nuk keni qeshur nuk keni jetuar. Qeshni fortë dhe me zë të lartë. Siç ka thënë dhe william James. “Ne nuk qeshim sepse jemi të lumtur, ne jemi të lumtur sepse qeshim”.


No comments:

Post a Comment